Galatasaraji ka pësuar një disfatë të rëndë sot në ndeshjen e vlefshme të javës së 27-të në Superligën e Turqisë, duke bërë një hap mbrapa në garën për titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Fatih Terim u mund në udhëtim te Rizespor me shifrat 2:0, mirëpo përveç disfatës, kjo skuadër ka humbur edhe portierin Fernando Muslera, i cili në minutën e 24-të duheshe që të braktis fushën pas një dëmtimi të rëndë që pësoi pas një përplasje me një nga futbollistët kundërshtarë.
Muslera'nın bu pozisyonda kaval kemiği kırıldı.
Geçmiş olsun Muslera. pic.twitter.com/ZuUFMYN56g
— Reco¹⁹⁰⁷ (@RecoDeSouza) June 14, 2020
Muslera me urgjencë u dërgua me ambulancë në spital, ndërsa informacionet që vijnë nga Turqia, thonë se portieri uruguaian ka thyer këmbën.
E gjithë kjo do t’ia vështirëosjë edhe më shumë gjërat Galatasarajit, duke pasur parasysh se tashmë vite me rradhë, Muslera është një ndër më të rëndësishmit te skuadra kampione e Turqisë.
Ky lëndim do të lë Muslerën për shumë muaj jashtë fushave të futbollit.