Ish futbollisti i Shkëndijës, Berat Beqiri të premten në ndeshjen e parë të javës së 27-të në elitën e futbollit slloven, arriti që të shënojë golin e vetëm për skuadrën e tij të re Trigllav, në barazimin 1:1 ndaj skuadrës së Domzhale, aty ku paraqitet gjithashtu një ish futbollistë i “kuqezinjëve” të Tetovës, Zeni Husmani, njofton “infOSport.mk”.
24-vjeçari Beqiri shënoi golin e parë të takimit në minutën e 50-të, kur falë gabimit të mbrojtësve kundërshtarë arriti që të kalojë në epërsi skuadrën e tij. Për Beqirin ishte ky goli i dytë sezonal në 7 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Triglav Kranj, të cilës skuadër iu bashkua janarin e këtij viti, duke i dhënë fund qëndrimit 15 mujor te Shkëndija.
Ish futbollisti i Shkëndijës, Berat Beqiri të premten në ndeshjen e parë të javës së 27-të në elitën e futbollit slloven, arriti që të shënojë golin e vetëm për skuadrën e tij të re Trigllav, në barazimin 1:1 ndaj skuadrës së Domzhale
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 13 юни 2020 г.
Berat Beqiri në këtë ndeshje luajti deri në minutën e 83-të, ndërsa vetëm 3 minuta pas largimit të tij, Domzhale me anë të ish futbollistit të Vardarit, Senad Ibriçiç, arriti që të barazojë rezultatin. Te Domzhale në këtë ndeshje, Zeni Husmani, një ish tjetër futbollistë i Shkëndijës, u paraqit për gjatë 90-të minutave.
Triglav Kranj pas 27 xhirove ka grumbulluar 28 pikë, duke u renditur në pozitën e 8-të, derisa Domzhale me një pikë më pak ndodhet një pozitë më poshtë, që këtë skuadër edicionin e ardhshëm e sheh një rang të garave më poshtë.