Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Bologna ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me lojtarin, trajnerin dhe stafin, për reduktim në paga.
Si pasojë e Covid-19, e cila përcillet me një krizë ekonomike për skuadrat, lojtarët janë pajtuar që të reduktojnë pagat për muajin e ardhshëm.
Një gjë të tillë kanë arritur ta bëjnë edhe skuadra si Juventus, Barcelona e plot skuadra të tjera të mëdha.
Presidenti i Bologna, Joey Saputo, ka falënderuar lojtarët dhe stafin për këtë vendim.