Taulant Seferi ka shënuar gol në miqësoren, që skuadra e tij Ksamaksi e fitoi me shifrat 4:2 ndaj Lozane Ouchy, njofton “infOSport.mk”.
Futbollisti kumanovar shënoi golin e dytë për Ksamaksin në këtë ndeshje, derisa një gol tjetër realizoi edhe 21-vjeçari Liridon Mulaj.
Ky i fundit në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë, njëjtë sikurse edhe shqiptari i tretë te Ksamaksi, Arbenit Xhemajli, derisa në anën tjetër për Lozane Ouchy, i vetmi futbollistë shqiptarë që u paraqit në këtë ndeshje, ishte Lavdrim Hajrullahu.
Për Taulant Seferin ishte ky goli i dytë në 3 ndeshje të zhvilluara miqësore, derisa Lidiron Mulaj ka arritur të shënojë në secilën ndeshje, duke paralajmëruar që të dy se janë të gatshëm për rifillimin e sezonit në Superligën e Zvicrës.
Ndeshjen e parë pas pandemisë Ksamaksi do ta zhvillojë kundër Tunit me 20 qershor.