Napoli është skuadra e dytë finaliste e Kupës së Italisë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra napolitane në ndeshjen e dytë gjysmëfinale eliminoi Interin, skuadër kjo që riktheu shpresat pas golit të realizuar që në minutën e dytë nga ana e Kristian Eriksen.
Danezi shënoi drejtëpërdrjetë nga rivënia e këndit, duke paralajmëruar një ndeshje mjaft interesante në “San Paolon” e zbrazët, mirëpo që nuk doli të jetë ashtu, pasi Mertens me golin e realizuar në minutën e 41-të, si duket ua vrau ato pak shpresa “zikaltërve”, që në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Xhuzepe Meaca” kishin pësuar disfatë minimale 1:0.
Në këtë mënhyrë Napoli është skuadra që caktoi një finale me Juventusin, që mbrëmë kishte elilminuar Milanin, edhe atë falë golit të shënuar në transfertë (1:1), pasi ndeshja e mbrëmshme në Torino ishte mbyllur me rrjeta të paprekura.