Bomberi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë me Malagan në sfidën ndaj Hueskas, pas pauzës afro 3 mujore për shkak të Koronavirusit.
29-vjeçari është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 42-të, duke shënuar golin e 11-të në kampionat me ekipin spanjoll.
11-metërshi u akordua me VAR, pas një konsultimi të gjatë të arbitrëve, ndërkohë që miqtë mbetën me 10 lojtarë, teksa Huan Karlos u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të. Mirëpo edhe përkundër disavantazhit numerik në fushë, Hueska në fund shënoi fitore me shifrat 3:1. Golat për skuadrën mysafire në këtë përballje i realizuan Fereiro (2’), Raba (45’+) dhe Mir (80’).
Me këtë fitore Hueska vazhdon të mbajë pozitën e tretë në La Liga 2 me 53 pikë, 2 më pak se Zaragoza e vendit të dytë.
Sa i përket Malagas, skuadra e Sadikut dhe Keidi Bare, renditet në pozitën e 15-të me 38 pikë të tubuara.