Super derbi shqiptarë midis Partizanit dhe Tiranës mund të luhet me tifozë. Kjo është pohuar nga vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Ky i fundit në një prononcim për “Abc News”, ka thënë se është e mundur që ndeshja e radhës mes dy ekipeve të kryeqytetit mund të luhet me tifozë.
“Për ne është plotësisht e mundshme që derbi mes Partizanit dhe Tiranës të luhet me tifozë. Ne jemi dakord, por për këtë duhet të vendosin autoritetet shëndetësore. Duhet të pyesni edhe kryeministrin Rama se çfarë mendimi ka”, – është shprehur Armand Duka.
Tashmë duhet pritur në një vendim zyrtarë, nëse ndeshje e planifikuar për tu zhvilluar me datë 12 korrik do të zhvillohet nën praninë e tifozëve.
Kjo do të bënte që “Air Albania” të rihapte stadiumin, i cili nuk është përdorur që më 8 mars, kur Tirana luante me Laçin, ndërsa do të ishte një festë e vërtetë futbolli, siç ndodhi ditë më parë edhe në Beograd në derbin e madh midis Partizanit dhe Crvena Zvezdës, kur në tribunat e stadiumit të “bardhezinjëve”, të pranishëm ishin rreth 15 mijë tifoz.