Skuadra kampione e Italisë, Juventusi, mund ta humbasë Kristiano Ronaldon gjatë merkatos së verës.
Sipas ‘Sport Mediaset’, Juventusi ka probleme financiare dhe duhet ta shesë ndonjë yll të skuadrës që të rikuperoj humbjet që i kanë pasur gjatë pandemisë.
Ronaldo ka katër vite kontratë me Juventusin, por mund të largohet shumë më shpejtë se që është menduar.
Në mediat spanjolle u raportua se Real Madrid mund të tentoj që ta transferoj portugezin.