Lazim Destani me miq vjen me një donacion prej 15000 testeve “Covid 19”, 2 mijë prej tyre në Maqedoni

Numri një i Shkëndijës, Lazim Destani me kompaninë e tij të mirënjohur “Ecolog”, shumë herë e ka dëshmuar veten në akte bamirësie, apo edhe donacionesh, siç është edhe rasti i fundit, e që ka të bëjë me testet për “Covid 19”, një realitet që tashmë ka kapluar gjithë Botën, e ku për fat të keq po kemi edhe viktima, shkruan “infOSport.mk”.

Vetëm në vendin tonë gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 5 të vdekur, ndërsa në nivel botëror, numri i të vdekurve është  417 514.

E gjithë kjo ka bërë që në lëvizje të vihen edhe bizneset private, ndërsa gjatë ditës së sotme, Lazim Destani së bashku me presidentin e Prishtinës, Remzi Ejupi dhe kryetarin e Unionit të Bizneseve në Gjermani, Nazmi Viça, ndau ploë 12 mijë teste për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.

“Ne po vijmë sot nga Gjermania. Unë bashkë me dy kolegët, Nazmi Viça, kryetar i Unionit të Bizneseve në Gjermani dhe Remzi Ejupi, pronar i kompanisë Eurokoha, kemi marrë këtë iniciativë duke e parë të nevojshme që të sigurohen më shumë teste për koronavirus. Kjo iniciativë ka nisur një muaj më parë me ish-ministrin, Arben Vitia ndërsa sot po e dorzojmë këtë donacion” – u shpreh afaristi nga Tetova, Lazim Destani.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 3.538, numri i pacientëve të shëruar është 1.682, ndërsa 169 kanë përfunduar me fatalitet.

Aktualisht numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 1.687, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 40.004 teste të “Covid-19”.

Kjo ndihmë prej 2000 testesh është e mirëseardhur edhe për Ministrinë e Shëndetësisë së vendit tonë, duke pasur parasysh se numri i të infektuarve kohën e fundit po shënon rritje.

Leave a Reply