Vedat Muriqi, do t’i mungojë Fenerbahçes në ndeshjen e parë, pas rikthimit nga koronavirusi. Shkaku i një lëndimi të vogël, sulmuesi kosovar do të lihet jashtë për ndeshjen e së premtës, që Fenerbahçe do ta zhvillojë kundër Kajserisporit në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Turqisë.
“Fotospor” shkruan se stafi teknik nuk dëshiron të rrezikojë asgjë me sulmuesin kosovar, prezenca e të cilit më e rëndësishme do të ishte në ndeshjen e vetëm 4 ditëve më vonë (16 qershor), ajo kundër Trabzonsporit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës.
Duke pasur parasysh se Fenerbahçe aktualisht renditet në pozitën e 7-të dhe është larg TOP4, pikërisht trofeu i Kupës mund të ju siguronte atyre pjesëmarrjen në garat e Liga Europa.