Futbolli kosovar po ecën para, kjo falë edhe investimeve që po bëhen nga drejtuesit e skuadrave të Superligës së Kosovës. Edhe pse ende nuk është mbyllur sezoni aktual, drejtuesit e skuadrave kosovare që tani kanë filluar të mendojnë për afatin kalimtar të verës.
Emri i fundit që lidhet për një ardhje të mundshme në Kosovë, është ai i portierit të njohur, Alban Hoxha, që aktualisht mmron ngjyrat e skuadrës kampione të Partizanit, por që këtë vit ndodhet në një situatë shumë të palakmueshme, ashtu që në 8 xhirot e fundit në Kategorinë Superiore shqiptare, do të duhet të mendoj mbijetesën.
Lajmin e ka bërë të ditur “Procesi Sportiv”, të cilët shkruajnë se Prishtina është në mesin e skuadrave të interesuara për të.
“Prej disa ditësh kapiteni nuk stërvitet me skuadrën. Te dielën trajneri e hoqi nga formacioni por ai nuk pranoi qëndrimin në stol. Tirana, Kukësi dhe Prishtina janë interesuar për të. Priten zhvillim”, thuhet në shkrimin e tyre.
Hoxha, 32 vjeçar, është pjesë e Partizanit që nga viti 2013, ku ka zhvilluar afro 200 ndeshje, derisa rregullisht ftohet edhe në Kombëtaren e Shqipërisë, si portier i tretë, pas Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës.