FFM edhe zyrtarisht cakton afatin kalimtarë të verës

Federata e Futbollit të Maqedonisë para disa ditëve solli vendim për ndërprerjen e sezonit 2019/2020, pasi “Covid 19” kishte prekur gjithsej 7 pjesëtarë të dy klubeve tetovare, Shkëndijës dhe Renovës.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme nga ky institucion njoftuan për datën e merkatos së verës, periudhës kur skuadrat nga Liga e Parë do të mund të bëjnë transferimin e futbollistëve.

“Federata e futbollit të Maqedonisë informon gjithë palët e përfshira se në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues për ndërprerjen e sezonit garues 2019/2020 në gjitha kategoritë, përfshi edhe Ligën e Parë, se afati kalimtar i verës për transferimin e futbollistëve do të hapet më 15 qershor dhe do të zgjasë deri më 31 gusht 2020” – njoftuan nga Federata e futbollit vendor.

Leave a Reply