Dy gola në dy ndeshje rradhazi për mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, i cili mbron ngjyrat e skuadrës së Cyrihut në Superligën e Zvicrës, shkruan “infOSport.mk”.
Pas golit të shënuar 3 ditë më parë në Vaduz, Kololli shënoi edhe sot në miqësoren e skuadrës së tij ndaj Aarau, në të cilën ndeshje Cyrihu i tij shënoi fitore me rezultatin 5:1.
40. TOR! Der #FCZ geht in Führung: Kololli verwandelt einen direkten Freistoss zum 1:0!
*1:0 | #fczuerich #stadtclub pic.twitter.com/nKcVZ3u6j5
— FC Zürich (@fc_zuerich) June 9, 2020
Kololli, edhe në këtë ndeshje shënoi golin e parë për ekipin e tij, që ishte një kryevepër e lipjanasit, i cili në këtë mënyrë hapi rrugën e fitores së skuadrës së tij, që në pjesën e dytë shënoi edhe 4 gola të tjerë.
Vlen të përmendet se golin e vetëm për Aarau në këtë ndeshje e realizoi Liridon Balaj, një tjetër futbollistë kosovar që luan në futbollin zviceran.