Pas Arbër Zenelit, edhe një tjetër yll i përfaqësueses së Kosovës mund të luaj në elitën e futbollit francez, ndryshe e njhohur si “Ligue 1”. Fjala është për fantazistin, Edon Zhegrova, i cili së fundmi po luan me Bazelin në Zvicër, teksa kartonin e tij e posedon skuadra e njohur belge e Genk.
Për shërbimet e talentit kosovar, interes kanë shfaqur tre skuadra të njohura, edhe atë Lillë, Olimpik Marsej dhe Nant, aty ku vite më parë te këti dy të fundit luante edhe Lorik Cana.
Zhegrova në fund të edicionit pritet të rikthehet te Genku, pasi Bazeli edhe përkundër dëshirës për të blerë kartonin e tij, kriza financiare që ka kapluar këtë skuadër gjatë kësaj pandemie, ka bërë që drejtuesit e saj të heqin dorë nga një gjë e tillë.
Megjithatë tre skuadrat franceze, Lillë, Marsej dhe Nant, si duket nuk e kanë problem anën financiare, ashtu që janë të gatshme të futen në tratativa me belgët e Genk, për të siguruar shërbimet e yllit kosovar.
Sipas asaj që shkruajnë mediat franceze, edicionin e ardhshëm shumë lehtë në “Ligue 1”, përveç Zenelit, mund të shohim edhe mjeshtëritë e Edon Zhegrovës, për shërbimet e të cilit më herët interes kishin shfaqur edhe dy skuadrat angleze, Çelzi dge Vulverhempton.