Mbrojtësi dhe kapiteni i Juventusit, Xhiorxhio Kiellini, shkroi një biografi disa javë më parë dhe dita-ditës, po publikohen rrëfime unikale të tij.
I tillë ka qenë dhe një nga publikimet e sotme, ku Kiellini ka shkruar për sezonin në “Serie B” dhe titullin kampion në vitin 2012-të.
“Titullin e parë, e kam fituar që në 2006-ën. Isha i ri, por luajta 23 ndeshje. Trajneri Kapello më besonte edhe në ndeshjet e vështira. Asokohe, gjithçka më dukej më e lehtë. Fitorja e ‘Serisë B’ ishte një festë e madhe, teksa mua më mbytën me oferta. Po ku të transferohesha? Isha te Juventus.
Titulli i 2012-ës? Duhet të luanim ndaj Kaljarit në transfertë e nëse barazonim, rrezikonim titullin, nëse Milani arrinte të fitonte derbin kundër Interit. Na duhej të bënim tifo për Interin, e imagjinoni dot se si ishim katandisur?
Ne fituam në Sardenjë 2-0, ndërsa Milani pësoi katër gola në ‘San Siro’. Për festën e atij titulli, e gjithë familja ime udhëtoi pesë orë me makinë nga Livorno”, është shprehur Kiellini. (abcneës)