Sikur të gjithë ndeshjet tjera edhe ajo ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në plej of-in e Ligës së Kombeve u shty për shkak të koronavirusit. Reprezentuesi i përfaqësueses tonë, Visar Musliu në një lidhje direkte nga Hungaria për televizionin Shenja, ka folur edhe për takimin me Kosovën. Musliu ka thënë në këtë sfidë nuk ka favoritë, por shpreson që ndeshja të luhet me tifozë dhe të fitojë më i miri.
“Normalisht do të jetë një ndeshje 50-50, sepse luhet vetëm një ndeshje. Një avantazh të vogël mund ta kemi, pasi luajm në Shkup, në terren vendas. Në këto ndeshje nuk ka favorit. Shpresojë që të luhet me tifoz dhe le të fitojë më i miri. Edhe neve si na ka bërë dëm kjo shtyerja e ndeshjes, ashtu njejtë edhe Kosovës dhe të gjitha përfaqësueseve. Këtë nuk e shoh si avantazh apo disavantazh sepse ka të bëjë me lojtar kualitativ dhe me përvojë. Për një ndeshje, besoj që mund të përgatitesh për një muaj dhe normalisht nuk shoh ndonjë diferencë”, tha Visar Musliu.