Et’hemi shënon në fitoren e Kukësit, verilindorët nuk dorëzohen në garën për titull

Mesfushori tetovar, Valon Et’hemi ka qenë njëri ndër protagonistët në fitoren e Kukësit në derbi ndeshjen e javës së 28-të në Superligën shqiptare kundër Partizanit, njofton “infOSport.mk”.

22-vjeçari Et’hemi realizoi golin e tretë për Kukësin në minutën e 62-të, duke i dhënë një goditje të rëndë në ato momente Partizanit, që ndodhej në disavantazhin e 3 golave (0:3).

Deri në fund kampionët në fuqi të Shqipërisë me anë të sulmuesit Solomon vetëm ngushtuan epërsinë e Kukësit, që fitoren në këtë përballje e kishte paralamëruar në fundin e pjesës së parë me anë të Kristal Abazajt, derisa në të dytën një autogol i Boldor (51’) dhe goli i Valon Et’hemit, bënë që skuadra nga Verilindja e Shqipërisë ti gëzohet fitores së 14-të sezonale.

Ndryshe goli i sotëm për mesfushorin e talentuar tetovar ishte i katërti sezonal, ku Kukësi pas 28 xhirove numëron 50 pikë, 9 më pak se Tirana, që sot si mysafir me rezultatin e thellë 5:0 mundi Luftëtarin, transmeton “infOSport.mk”.

Në ndeshjet tjera, Laçi me shifrat 5:2 mundi Vllazniën e Mevlan Adilit, i cili në këtë ndeshje u ndëshkua me të verdhë, derisa Bylisi dhe Skënderbeu regjistruan fitore minimale ndaj Teutës, gjegjësisht Flamurtarit.

 

Leave a Reply