Golashënuesi më i mirë në “Serie A”, Çiro Immobile kohëve të fundit është lidhur me një trasnferim te Napoli, mirëpo siç raportojnë mediat italiane, së fundmi në garë për shërbimet e sulmuesit të Lacios, është futur edhe Interi.
Njeriu i specializuar për transferime te “zikaltërit”, Beppe Marotta ka nisur bisedimet për transferimin e sulmuesit italian në “Xhuzepe Meaca”.
Marotta e sheh italianin si pasuesin ideal të Lautaro Martinez, i cili lidhet me një transferim te Barcelona.
Immobile te Lacio u transferua në vitin 2016 për shifrën e 9.5 milionë eurove dhe që atëherë ka shënuar 116 gola në 167 ndeshje të luajtura.
Vlera e tij aktuale në treg është 40 milionë euro, shifër aspak problematike për Interin.