Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, i cili mbron ngjyrat e skuadrës së Osijekut, ka qenë temë diskutmi ditëve të fundit në futbollin kroat.
Gjakovari ditë më parë pas përfundimit të ndeshjes sulmoi futbollistin kundërshtar me një goditje në fytyrë në parkingun e stadiumit të Rijekës.
Pas rastit të shëmtuar, Grezda e kishte justifikuar veprimin e tij duke thënë se ishte fyer në baza nacionale nga Antotnio Çolak, andaj edhe kishte vepruar në atë mënyrë.
LEXO GJITHASHTU: Dalin video pamjet kur gjakovari Grezda nokauton futbollistin e Rijekës, Çolak (VIDEO)
Por, edhe përkundër kësaj, Grezda ka pranuar një vendim të rëndë nga Federata e Futbollit të Kroacisë, e cila futbollistin shqiptarë ka vendosur ta dënojë me 4 ndeshje moslojë.
Vendimin e mori komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kroacisë.