Premierliga ka bërë 1197 testime të reja, derisa është njoftuar edhe për një rast të ri pozitiv. Edhe pse nga Federata angleze nuk kanë zbuluar emrin e futbollistit, apo edhe të skuadrës, ka qenë vetë skuadra londineze e Totenham, që ka konfirmuar se njëri prej pjesëtarëve të saj ka dalë pozitiv në testin “Covid 19”.
Ai është asimptomatik dhe është vendosur në karantinë për shtatë ditë para se të kalojë në testime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e skuadrës së njohur angleze.
Në Premierligë është një protokoll ndryshe nga “Serie A”, por edhe nga LPFMV, pasi në të dyja këto kampionate, personat që rezultojnë pozitiv do të duhet të qëndrojnë për plotë 14 ditë në vetë izolim, siç është rasti edhe me futbollistët e Renovës.