Nuk do të ketë vazhdim të futbollit në vendin tonë, pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka ndërprerë edhe zyrtarisht sezonin 2019/20 në elitën e futbollit vendor. Vendimi është marrë sot, pas një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar nga Këshilli Drejtues i FFM-së, të cilët kanë marrë rekomandimin nga Komisioni i Garave për ndërprerje të sezonin 2019/20 në Ligën e Parë dhe Kupën e Maqedonisë.
“Duke ndjekur gjendjen shëndetësore në vendin tonë, veçanarisht në ditët e fundit dhe situatën me testet pozitive me Kovid 19 të konifirmuara te disa futbollist te Renova dhe Shkëndija dhe më pas procesi i vetë-izolimit, Këshilli Drejtues solli vendim ta ndërpretë sezonin garues 2019/20 në Ligën e Parë”, thuhet në komunikatën e FFM-së.
Kujtojmë që futbolli vendor u ndërpre me 12 mars për shkak të pandemisë me koronavirusin.