Xhesi Lingard mund të transferohet te Milanit gjatë merkatos së kësaj vere.
“The Indepedent” dhe “Metro” raportojnë se anglezi është i gatshëm që të largohet nga rradhët e Mançester Junajted, aty ku tashmë ka humbur besimin e trajnerit Ole Gunar Solskjaer.
Lingard madje thuhet se ka pyetur ish-bashkëlojtarët e tij te Junajtedi, Eshli Jang dhe Kris Smolling për jetën në Itali.
Raportohet se 27-vjeçari është bindur nga dy bashkëlojtarët e tij që të transferohet te Milani, aty ku mund të zë vendin e titullarit.
Për shërbimet e Lingard, Mançester Junajtedi kërkon 20 milionë euro, derisa thuhet se Milanit mund të paguajë më së shumti deri në 15 milion euro.
Ai tashmë lidhet me një kalim te Rossonerët, derisa ka punësuar Mino Raiolan si agjent të tij për t’i filluar bisedimet.