Mesfushori francez, Dimitri Pajet ka refuzuar uljen e pagës në vlerë prej 30%, duke u justifikuar atë me të qenit kryefamiljar.
Reprezentuesi francez, që aktualisht është pjesë e Olimpik Marsejës, edhe përkundë vështirësive të skuadrave për t’ia dalë në këtë kohë pandemie, ka deklaruar të ulë rrogën e tij.
“Të gjithë kanë mendimin e tyre për këtë çështje. Unë e kam dhënë mendimin tim, nuk do të pranoj uljen e rrogës. Jam edhe kryefamiljar, kam një familje për të mbajtur”, – tha Pajet.
Klubi ka propozuar uljen me 30% të rrogës dhe disa lojtarë të Olimpik Marsejë kanë pranuar.
“Kam shumë detyrime financiare për të kryer. Unë do të mbroj interesat e mia dhe të familjes time”, tha Pajet, i cili te skuadra nga “Velodrome” përfiton 100 mijë euro në javë.