Fisnik Nuhiu: Nuk besoj se do ketë futboll këtë sezon

Pandemia “Covid 19” tashmë ka prekur edhe futbollistë në vendin tonë, ndërsa e gjithë kjo mund të komplikojë rifillimin e sezonit në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, shkruan “infOSport.mk”. Nga testimet e bëra të klubeve deri më tani, rezultuan 7 pozitiv me “Covid 19”, edhe atë te të dy klubet shqiptare, Renova dhe Shkëndija.

Një nga  të infektuarit tek tabori i Renovës është edhe Drejtori sportiv, Fisnik Nuhiu, i cili mendon se nëse edhe në testin e dytë do të dalin pozitiv të infektuarit e Renovës dhe Shkëndijës, vështirë që mund të rifillojë sezoni.

“Nëse edhe nesër (sot) dalin rezultatet pozitive dhe izolohen Shkëndija dhe Renova për 14 ditë, atëherë nuk besoj se do ketë futboll për këtë sezon” – u shpreh shkurtimisht për “infOSport.mk”, Drejtori Sportiv i Renovës, Fisnik Nuhiu.

Leave a Reply