Rritet numri i të infektuarve me “Covid 19” te Renova. Pas 4 rasteve të publikuara gjatë ditës së djeshme, sot “infOSport.mk” mëson se pozitiv ka rezultuar edhe Drejtori Sportiv i skuadrës nga Xhepçishti, Fisnik Nuhiu.
Kujtojmë përveç Nuhiut, pozitiv rezultuan edhe 3 futbollistë, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen publik, ndërsa pozitiv siç mëson portali ynë ka rezultuar edhe ekonomi i skuadrës.
E gjithë kjo situatë e krijuar te Renova ka bërë që e gjithë skuadra të vetëizolohet, ndërsa personat e infektuar së shpejti pritet që të ju nënshtrohen edhe testeve të dyta.