KF Vardari nga Forina edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Kjo u bë e ditur pas vendimit të fundit të Këshillit Drejtues të FFM-së, që mos të ketë rënie nga Liga e Dytë, aty ku skuadra nga Forina kishte debutuar sezonin e kaluar.
Mirëpo drejtuesit e kësaj skuadre që tani kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm garues. Me qëllim që ta presin sa më mirë dhe më të përgatitur, ata tashmë kanë përzgjedhur udhëheqësinë e re me kërkesë të menaxhuesit të klubit z. Jetmir Memedi nga Eagle Partners and Events.
Kështu, Jetmir Memedi do të jetë kryetar i klubit, derisa Drejtori Sportiv është emëruar Shpat Iseni.
Kujtojmë Vardar Forina sezonin aktual në Ligën e Dytë – Perëndim, i cili u ndërpre me urdhër të krerëve të Federatës së Futbollit dhe Institutit për Shëndet Publik, për shkak pandemisë “Covid 19”, e mbylli në pozitën e 6-të me 21 pikë, ndërsa pretendimet e tyre për sezonin garues 2020/2021 me këtë riorganizim janë shumë më të mëdha.