Gjatë ditës së sotme Sindikata e Futbollistëve të Maqedonisë njoftoi për 6 të infektuar me “Covid-19”, 4 prej tyre nga rradhët e Renovës dhe 2 nga rradhët e Shkëndijës.
Këta të fundit kanë reaguar përmes faqes së tyre zyrtare, duke konfirmuar për dy të infektuar në rradhët e tyre, mirëpo njëkohësisht duke potencuar se nuk do të bëjnë asnjë koment shtesë në lidhje me këtë çështje, deri në një vendim të rradhës.
Nga tabori “kuqezi” njoftuan se që të dy anëtarët e tyre janë izoluar sipas rekomandimeve të Qeverisë, dhe se hapat e rradhës do ti marrin në koordinim me Federatën e futbollit të Maqedonisë dhe Institutin për Shëndet Publik.
Reagimi i plotë i KF Shkëndijës:
“KF Shkëndija njofton opinionin se Sindikata për futbollistë në Maqedoni kohë më parë informoi se në bashkëpunim me laboratorinë e spitalit privat Axhibaden Sistina do të organizojnë testimet për COVID-19 për klubet e Ligës së Parë të Maqedonisë dhe të njejtat në klubin tonë u kryen gjatë ditës së shtunë (30.05.2020).
Për fat të keq gjatë ditës së sotme nga Sindikata e futbollistëve dhe spitali Sistina na kanë njoftuar se dy anëtarë të klubit tonë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Në interes të besueshmërisë së rezultateve, klubi menjëherë ka nisur procedurat për të kryer testimet e dyta të dy anëtarëve që rezultojnë pozitiv.
Duke respektuar instruksionet e organeve kompetente, dy anëtarët me rezultate pozitiv në COVID-19 janë izoluar sipas rekomandimeve, ndërsa klubi hapat e rradhës do t’i merr në koordinim me Federatën e futbollit të Maqedonisë dhe Institutin për Shëndet Publik.
KF Shkëndija nuk do të bëjë asnjë koment shtesë në lidhje me këtë çështje, deri në një vendim të rradhës”.