Sindikata e Futbollistëve të Maqedonisë, ka njoftuar për 6 të infektuar me “Covid-19” në LPFMV.
Bëhet fjalë për anëtarë të dy skuadrave tetovare të ligës së parë, përkatësisht 4 pjesëtarë të Renovës dhe 2 të Shkëndijës.
“Për këtë shkak seancat stërvitore të këtyre klubeve janë anuluar. Emrat e të infektuarëve sipas protokollit janë dërguar në Renovë dhe Shkëndijë. Rastet pozitive menjëherë do të vendosen në vet-izolim dhe karantinë shtëpiake.” – informojnë nga Sindikata e Futbollistëve të Maqedonisë.