Skuadra e re e Milanit do të jetë e re, e talentuar, por edhe me eksperiencë. Me Rangnick në krye “rossonerët” shpresojnë se do të rikthehen në majat e futbollit.
Sa i përket filozofisë, Milani do ta ndjek rrugën e Red Bull Lajpcig dhe Salzburg, duke u mbështetur tek lojtarët e rinj në moshë.
“SportMediaset”, ka zbuluar tre emrat në listën e Rangnick. Gjermani do të ketë në dispozicion një buxhet prej 75 milionë eurove dhe në skuadrën e tij dëshiron Florentino Luis, Eduardo Kuaresma dhe Martin Odegaard.
Milani do të tentojë të ulë kërkesat e Benfikës për Luis duke përfshirë Pakuetan në ofertë. Transferimi i Kuaresmas është më i komplikuar, pasiqë Sporting Lisbon nuk dëshiron ta shesë atë.
Megjithatë Martin Odegaard është objektivi kryesorë. Norvegjezi është i huazuar nga Real Madrid te Real Sociedadi.
Milani ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin dhe “Rossonerët” synojnë transferimin e tij në merkaton e verës.