Gazeta e njohur britanike “The Sun” ka bërë një parashikim me shumë guxim sesi do të jetë formacioni i Realit të Madridit sezonin e ardhshëm.
Mesa duket spanjollët nuk janë të kënaqur me situatën e shfaqur tani dhe kërkojnë të rindertojnë një ekip të ri sidomos në pjesën e sulmit, aty ku skuadra po çalon shumë pas ikjes së Kristiano Ronaldos.
Anglezët mendojnë se rreth 70 % e skuadres së Realit nuk ndryshon sezonin tjetër sidomos e gjithë mbrojtja që tregon stabilitet por edhe mesfusha.
Në repartin e fundit, portieri Kurtua, Varane, Ramos, Marselo dhe Karvahal janë të paprekshëm, së bashku edhe me brazilianin Kasemiro përpara mbrojtjes dhe gjermanin, Toni Kros.
Ndërkohë bombat që paralajmëron “The Sun” i përkasin repartit ofenziv. I pari që mund të afrohet është francezi, Poll Pogba. Spanjollët duan t’i japin një tjetër shans belgut, Eden Hazard, që pritet të jetë përsëri pikë referimi sezonin tjetër por 2 goditjet e tjera të mëdha do të jenë Haaland si sulmues i parë dhe Kylian Mbappe.
3 super emra, me të cilët skuadra e Zinedin Zidane do të mund të ndryshonte shumë dhe të rivalizonte seriozisht Barcelonën në garën për titullin e kampionit në Spanjës, por njëkohësisht të tentojë të rikthejë sërish në “Bernabeu” trofeun e Ligës së Kampionëve.