Një tjetër shqiptar në “Serie A”! Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës dhe i Standard Liezh, Mërgim Vojvoda ka përfunduar në shënjestrën e gjigantit italian Lacio.
25-vjeçari ka bërë një sezon të mirë te Standard Liezh si dhe te përfaqësuesja e Kosovës dhe interesim për të kanë shfaqur Lacio dhe Torino.
Lacio e dëshiron atë këtë verë dhe Vojvoda pritet të transferohet në “Olimpiko” për 7 milionë euro.