Nuk kanë fund hallet e Vardarit, humb edhe një gjyq tjetër përballë Maksimov!

Maksimov doli të jetë një mollë shumë e hidhur për Vardarin, skuadër kjo që sot humbi gjyqin edhe para Gjykatës Ndërkombëtare të sportit në Lozanë, njofton “infOSport.mk”. Drejtuesit e skuadrës lituaneze pohonin se Vardari e kishte transferuar në mënyrë jo të drejtë futbollistin e tyre, ashtu që drejtësinë vendosi ta kërkojë në gjyq, ndërsa tashmë pas një kohe më të gjatë arriti edhe ta fitojë.

Lidhur me këtë rast skuadra e Vardarit më parë u dënua në të holla nga FIFA, dhe njëkohësisht kishte ndalesë për transferimin e futbollistëve në dy afate kalimtare, përfshirë këtu edhe afatin e qershorit të këtij viti.

Mirëpo tanimë Vardari thuhet se është në probleme edhe më të mëdha, kjo për shkak se “kuqezinjtë” tashmë do të duhet të paguajnë edhe një dëmshpërblim financiar ndaj skuadrës lituaneze të Trakai, gjë kjo që do të vështirësojë edhe më shumë punët e skuadrës nga kryeqendra jonë, që rrezikon për të dytin vit me rradhë të mos luaj në Europë, ndërsa varësisht prej dënimit dhe shumës që duhet paguar, vihet në dyshim edhe funksionimi i vetë skuadrës më të trofeshme në vend.

Kujtojmë Maksim Maksimov te Vardari erdhi gjatë vitit 2017-të, ndërsa edhe pse u paralajmërua si një super përforcim, i njëjti nuk rezultoi të jetë i tillë.

Rusi 24- vjeçar me fanellën e Vardarit në LPFMV zhvilloi 29 ndeshje, duke realizuar  vetëm 8 gola.

Leave a Reply