Federata e Futbollit të Maqedonisë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Drejtues bëri disa ndryshime edhe në statusin e saj, ku ndër të tjera u fol edhe për afatin kalimtarë të futbollistëve gjatë verës, njofton “infOSport.mk”.
Pas bisedimeve me të gjithë anëtarët, Këshilli Drejtues solli vendim që merkatoja e verës në futbollin vendor të startojë me datë 3 gusht.
Të gjitha klubet futbollistike nga ajo datë do të mund të regjistrojnë emra të ri në rradhët e tyre për sezonin 2020/2021, që do të numërojë 12 skuadra.
Përveç 10 skuadrave aktuale, pjesë e elitës sezonin e ardhshëm do të jenë edhe Pelisteri, që mbante pozitën e parë në Ligën e Dytë – Perëndim, dhe Bellasica që kryesonte në Lindje.