Edhe pse ndodhemi në periudhë koronavirusi dhe izolimi, një situatë e këtillë nuk vken edhe për policinë në pëgjithësi. Gjatë ditës së sotme policia boshnjake ka kryer një operacion të suksesshëm duke vënë në pranga plot 36 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe një arbitër me stemën е FIFA-s.
Ndryshe bëhet fjalë për arbitrin slloven, Slavko Vinçiç, që ka arbitruar edhe në Ligën e Kampionëve. Në aksion u gjetën armë dhe mjete për përgatitjen e lëndëve narkotike.
Lajmi u konfirmua nga kryetari i Arbitrëve në Slloveni, duke theksuar se në qendër të aksionit, ka qene arbitri Vinçiç.
Në fund të aksionit, policia a sekuestroi dhjetë armë, 14 pako kokainë, droga mjekësore dhe disa monedha të ndryshme me vlerë prej 10,000 eurove.
Bëhej fjalë për një festë orgji të organizuar.