Diego Armando Maradona nuk dëshiron të lëshojë fronin. Legjenda e Napolit konsiderohet si një ndër më të mirët në histori të futbollit dhe Argjentinës.
Edhe pse në skenë pas tij ka dalë një futbollist si Lionel Messi, që për shumicën konsiderohet si më i miri i të gjitha kohërave, Maradona vazhdon ta konsiderojë vetën si më të mirin, ne veçanti te Argjentina.
Ai mendon se numri 10 te Argjentina do të simbolizojë vetëm Maradonën.
🔴🎙️MARADONA: "La '10' siempre será mía".
👇 ¿Estás de acuerdo? 👇 pic.twitter.com/gJXPsHrOmm
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 28, 2020
“10-shi do të jetë gjithmonë i imi”, – ka shkruar Maradona.
Megjithatë sukseset dhe çmimet individuale e shohin Messin si më të mirin. Ylli argjentinas i Barcelonës ka thyer shumë rekorde dhe ka fituar afër 40 trofe në karrierë, derisa edhe shumë çmime individuale, veçuar 6 herë “Topin e Artë” dhe 5 herë “Këpucën e Artë”.