La Liga, tifozët mund të rikthehen brenda këtij viti!

Tifozët spanjollë mund të kthehen në stadiume brenda këtij viti, mirëpo vetëm për sezonin e ardhshëm.

Kryetarja e Këshillit të Sporteve në Spanjë, Iren Lozona ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që të lejohen një numër i kufizuar tifozësh në stadiume, por thjesht kjo ide ka mbetur si hipotezë.

Nuk e kemi përjashtuar këtë mundësi. Në varësi të situatës së pandemisë së koronavirusit, do të shikojmë mundësinë e lejimit të disa tifozëve në stadiume për sezonin e ardhshëm”, deklaroi zyrtarja e lartë e sportit në Spanjë.

Ndërkohë, kryeministri spanjoll Pedro Sançez ka lejuar nisjen e aktiviteteve sportive në vend në datën 8 qershor.

 

Leave a Reply