Portieri i tretë i skuadrës kampione të Francës, Paris Sen Zhermenit, Marcin Bulka, ka pësuar një aksident të frikshëm me makinën e tij Lamborxhini në rrugët e Varshavës.
Gardiani i klubit francez, ndodhet në Poloni, pa vendimit për ndërprerjen përfundimtare të “Ligue 1” për shkak të pandemisë së Koronavirusit.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e ditës së djeshme, teksa portieri 20-vjeçar humbi kontrollin me Lamborxhinin e tij.
Për fat të mirë, edhe pse makina është dëmtuar shumë, gardiani i kampionëve në fuqi të Francës, nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz.
Kujtojmë që te PSZH-ja, Bulka është portieri i tretë pas Kejlor Navas dhe Serxhio Riko.