Është skuadra kampione e Juventusit që dëshiron shërbimet e shkodranit Hysaj, një mënyrë kjo për të kënaqur edhe trajnerin Mauricio Sarri, i cili e kishte Hysajn te Empoli dhe e mori po ashtu te Napoli, raporton “Calciomercato”.
Nëse vërtetë do të ndodhte ky transferim, atëherë kjo do të ishte hera e tretë që mbrojtësi kuqezi do të ishte nën urdhrat e teknikut italian, gjë e cila tregon besimin e madh që ka Sarri te talenti i Hysajt.
Në drejtm të Napolit nga rradhët e Juves do të shkonte De Shiljo, i cili me largimin e trajnerit Allegri (e kishte sjellë nga Milani) nuk po merr thuajse fare besim nga ana e trajnerit Sarri, ashtu që edhe vetë ai dëshiron një rast tjetër, kësaj rradhe te Napoli.