Mbrojtësit gjerman të Sandhausen, Dennis Diekmeier i janë dashur hiq më pak se 12 vite për të shënuar golin e parë në karrierë.
Bëhet fjalë për një futbollistë 30-vjeçar, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me skuadrat e Nurnbergut, Hamburgut dhe Sandhausen, aty ku është shok skuadre edhe me dy futbollistët shqiptarë, Leart Paqarada dhe Besar Halimi.
Mbrojtësit të krahut të djathtë iu deshën 263 ndeshje për të gjetur golin e tij të parë në karrierë.
Diekmeier shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Sandhausen në udhëtim te Vehen. Me këtë fitore Sandhausen tashmë numëron 33 pikë dhe është larg zonës së ftohtë.