FC Shkupi rifilloi stërvitjet në grupe

Duke respektuar protokolin e përgatitur nga FFM dhe Instituti për Shëndet Publik, FC Shkupi sot rifilloi me stërvitje në grupe, njofton “infOSport.mk”.

Kështu futbollistët “bardhekaltër” nga Çairi për herë të parë pas dy muajsh zbritën për të shijuar fushën e blertë, ndërsa trajneri Muharem Bajrami, së bashku me ndihmësin e tij Enes Qailin, punuan me një grup prej 5 futbollistëve, ndërsa pas të premtes pritet që të punohet me më shumë futbollistë, duke bërë që skuadra dalë nga dalë të marrë formën e duhur dhe të pres sa më e përgatitur rifillimin e sezonit, që është paraparë të nis ka mesi i qershorit.

Ndryshe FC Shkupin që në start e pret një përballje e zjarrtë, ajo kundër rivalit të përbetuar, Vardarit, ndeshje kjo që për fat të keq do të duhet të zhvillohet pa praninë e tifozëve, njëjtë sikurse edhe të gjitha ndeshjet tjera deri në mbyllje të sezonit 2019/2020 në Ligën e Parë.

 

Leave a Reply