Super goli i Kimih i hap rrugën drejt titullit Bajernit të Munihut (VIDEO)

Pa shumë emocione dhe shumë raste shënimi, dhe me vetëm një gol të shënuar është mbyllur klasikja gjermane midis Borusia Dortmundit dhe Bajernit të Munihut e zhvilluar në “Sinjal Iduna Park”, njofton “infOSport.mk”. Para tribunave të boshatisura Bajerni i Munihut ishte skuadra që në fund iu gëzua fitores, edhe atë falë super golit të shënuar nga Xhoshua Kimih, dy minuta patra fundit të pjesës së parë.

Ndeshja doli të jetë shumë e luftuar, me Borusia Dortmundin që e nisi më mirë. 15 minutat e para, folën për “verdhezinjtë”, por konkretizimi nga ana e tyre mungoi.

Bajerni i Munihut u rizgjua shpejtë dhe arriti të ju  marrë qarkullimin e topit vendasve, teksa në minutat e fundit të pjesës së parë e shtoi ndjeshëm presionin. Në minutën e 43-të “bavarezët” arritën të gjenin edhe rrjetën. Pas kombinimeve të Koman dhe Myller, Kimih nuk u mendua dy herë, duke gjuajtur nga distanca dhe duke paraboluar portierin vendas, Burki, i cili si duket në ato momente doli të jetë i papërgatitur.

Dortmundi provoi në pjesën e dytë për të barazuar, me Hazard që shkoi shumë pranë golit, mirëpo megjithatë i njëjti mungoi.

Me këtë fitore Bajerni merr kështu tre pikë shumë të rëndësishme dhe nis marshimin drejt titullit kampion. Pas 28 xhirove Bajerni i Munihut numëron 64 pikë, duke krijuar tashmë një epërsi prej 7 pikësh ndaj Dortmundit, që vazhdon të jetë në pozitën e dytë.

Leave a Reply