Ish-futbollisti serb, Miljan Mrdakoviç, 3 ditë më parë u gjet i vdekur në apartamentin e tij. 38 vjeçari bëri vetëvrasje me një plumb në kokë, pasi kishte kohë që vuante nga depresioni dhe ankthi.
I lindur në Radniçk, në vitin 1982, Mrdakoviç ka luajtur në shumë klube në Serbi, Portugali, Belgjikë, Kinë, Singapor, Greqi dhe Qipro.
Për të zbardhur edhe më shumë këtë ngjarje, sot ka folur e dashura e tij, Ivana Staniç, e cila tha: “Miljan dhe unë nuk kishim asnjë problem, çdo gjë shkonte mirë mes ne të dyve. Por ai kishte probleme të tjera. Vuante nga depresioni dhe ankthi, prandaj u detyrua të konsumonte shumë alkool. Mendoj se kjo ka qenë dhe arsyeja pse mund ta këtë bërë këtë gjë (referuar vetëvrasjes)”, përfundoi Staniç.