Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Mergim Vojvoda, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar festën e Fitër Bajramit, e cila shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët musliman agjërojnë duke iu përkushtuar Zoti të tyre.
Megjithatë festimet e këtij Bajrami nuk ishin si më parë, për shkak të pandemisë “Covid 19”.
Disa prej besimtarëve nuk kanë mundur ta falnin namazin e Fitër Bajramit në xhami, ndërsa edhe vizita tek të afërmit dhe familjarët e ngushtë siç e do tradita, për shkak të ndalesave dhe masave për mbrojtje nga Covid-19 ishte e cunguar.
Pandemia dhe qëndrimi në shtëpi i ka mundësuar Vojvodës për të argjëruar Ramazanin.
Ai e ka postuar një video të tij në rrjetin social Instagram ku shihet duke bërë namaz, me mbishkrimin:
“Urime Festa e Bajramit te gjithve. Ishallah zoti na e ka pranu Ramazanin”.