Talenti shqiptarë, Armando Dobra, që para disa kohësh u ftua nga ana e trajnerit Alban Bushi te Shqipëria U21, ka nënshkruar një kontratë të re me skuadrën angleze të Ipsuiç Toun.
Sulmuesi anësor me Ipsuiç ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2023, ndërkohë që do të ketë edhe një klauzolë për ta zgjatur edhe me një vit tjetër.
Djaloshi 19-vjeçar është i vendosur për të përfaqësuar ngjyrat “kuqezi” dhe tanimë pret të marrë edhe më shumë minuta.
Sulmuesi është aktivizuar më së shumti me ekipin e dytë, por ka provuar të luajë edhe me ekipin e parë, në ligën e tretë angleze.
Në tre përballje ka hyrë në fushë si zëvendësues, ndërkohë që është aktivizuar edhe në FA Cup. Dobra është një nga lojtarët më me perspektivë dhe pritet shumë prej tij, edhe në kombëtaren “kuqezi”.