Rasti i Eminit shqetëson jo pak FC Dritën, ja çfarë thonë nga klubi gjilanas

Mesfushori tetovar, Izair Emini, deri më tani rezulton të jetë futbollisti i parë pozitiv në testin “Covid 19” që luan në Superligën e Kosovës.

Një gjë e tillë ka shqetësuar jo pak edhe klubin e Dritës së Gjilanit, pjesë e së cilës është edhe vetë Emini.

Drejtori ekzekutiv i FC Dritës, Valon Zymberi, thotë se vetëm pasi ka nisur stërvitja në ditën e djeshme (e mërkurë) e kanë pranuar lajmin se Izair Emini ka rezultuar pozitiv.

“Ne nuk e kemi ditur rastin. Derisa kanë dalë testet, ato të Izair Eminit janë vonuar, kurse pjesa tjetër është nisur për në Kosovë. 15 minuta pasi ka nisur stërvitja në grup më ka telefonuar Emini dhe më ka thënë se nuk mund të vijë, pasi ka rezultuar pozitiv. Kemi mbetur të tronditur, por kemi vazhduar me stërvitje. Edhe sot trajneri dhe lojtarët kanë vazhduar me stërvitje, pasi edhe dje ishin aty. Shpresojmë se ndonjëri nuk shfaq simptoma, pasi mund të na infektojë të gjithëve”, – ka deklaruar Zymberi për gazetën “Zëri”.

 

Leave a Reply