Nuhiu flet për rrjedhojën e kampionatit dhe ambiciet e Dritës

Ardian Nuhiu prej dje edhe zyrtarisht ka rifilluar stërvitjet me skuadrën e tij, Dritën e Gjilanit, që shihet si një ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit. Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës ekipet e Superligës morrën dritën jeshile për tu stërvitur në grupe, teksa deri në rifillimin e kampionatit, 7 qershor, strategu shkupjan i skuadrës gjilanase thotë se në disponim kanë një periudhë shumë të shkurtër, por megjithatë do të mundohet që të nxjerrë më të mirën nga futbollistët e tij.

“Kohën  e kemi shumë të shkurtër. Pas një pushimi prej dy muajve  duhet bërë një planprogram të kujdesshëm dhe fleksibil. Orari i ndeshjeve do të jetë shumë i ngjeshur, pastaj siç e dimë edhe temperaturat janë të larta në vendin tonë dhe tek fushat sintetike do të jetë mjaft e vështirë për futbollistët. Do mundohemi që me këto pak ditë që kemi të bëhemi gati për kampionat” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” trajneri shkupjan i Dritës, Ardian Nuhiu.

Ai foli edhe për objektivin e skuadrës së tij në këto 11 xhiro të mbetura pas rifillimit të sezonit.

“Janë edhe 11 xhiro, kemi ekip të mirë dhe futbollistë  cilësor me eksperiencë, kontingjentin e futbollistëve e kemi të mirë,  mendoj se do ta menaxhojmë mirë pjesën e mbetur të kampionatit për të shkuar drejt qëllimit dhe objektivit tonë” – përfundoi Nuhiu.

Drita e Gjilanit pas 22 xhirove të zhvilluara ka grumbulluar 43 pikë, vetëm një më pak se lideri Ballkani, ashtu që llufta për titull në këto 11 xhiro të fundit pritet të jetë shumë e zjarrtë në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply