Një ndër ligat më interesante në Europë, “Seria A”, po bëhet gati që të rifilloj sezonin. Sigurisht të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë, por kjo nuk do të thotë që tribunat do të jenë boshe.
Te Lacio, ata kanë gjetur një ide interesante. Ata do të mbushin stadiumin me fotografi të tifozëve, një gjë këtë të cilën në Bundesligë e bëri Borusia Menhengladbahu.
“Ne po mendonim se si mund t’ju japim tifozëve një mundësi për të qenë në stadium kur të vazhdojnë ndeshjet”, – ka deklaruar zyrtari i Lacios, Stefano de Martino.
“Mund t’ju them se ne po punojmë në atë drejtim dhe në javën e ardhshme skema do të jetë funksionale. Ata që duan të na mbështesin nga stadiumi mund të na dërgojnë fotografitë e tyre, dhe ne do t’i vendosim në karrige” – është shprehur Stefano de Martino.
Edhe pse ende nuk ka një datë të saktë rreth rifillimit të ndeshjeve në “Serie A”, nga tabori i “lacialëve” shpresojnë që sezoni të rifillojë, dhe të vazhdojnë garën për titull nga pozita e dytë, me vetëm një pikë më pak se Juventusi i vendit të parë.