Mesfushori francez i Çelzit, N’Golo Kante, thuhet se ka refuzuar stërvitjen e së mërkurës, shkaku i frikës së infektimit me “Covid-19”.
Kampioni i Botës është paraqitur në qendrën stërvitore të Çelzit ditën e martë, kur skuadra filloi stërvitjet, por nuk ka pranuar të njëjtën gjë ta bëjë edhe të mërkurën.
Burimet e mediave angleze pretendojnë se Kante nuk është i kënaqur me vendimin për t’u rikthyer në stërvitje skuadrat, duke pasur parasysh rreziqet nga pandemia “Covid-19”, ku vazhdojnë të vdesin qindra njerëz në ditë në gjithë botën.