Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është një ndër sulmuesit më të kërkuar në merkato. Fenerbahçe verën e vitit të kaluar pagoi vetëm 3.5 milion euro për firmën e tij, duke e blerë nga skuadra e Rizespor, ndërsa tani, ka mundësinë të shumëfishojë fitimet.
Siç zbulojnë mediat turke, Fenerbahçe ka refuzuar një ofertë në janar nga klubi i Premierligës angleze, Bërnli, pasi po pret oferta edhe më të kënaqshme ekonomikisht nga klube si Lacio dhe Totenham, që gjithashtu interesohen për shërbimet e sulmuesit shqiptarë nga Prizreni i Kosovës.
Muriqi këtë edicion në Superligën e Turqisë zhvilloi 25 ndeshje, duke realizuar edhe 13 gola, derisa 2 gola të tjerë kishte realizuar në 3 ndeshje të zhvilluara në kuadër të Kupës së Turqisë.