Një ndër skuadrat më të njohura kosovare, KF Vëllaznimi nga Gjakova do të bëhet me stadium të ri modern. Ky stadium i ri, do të financohet nga Ministria e Sporteve në Kosovë.
Klubi që aktualisht militon në Ligën e Parë të Kosovës (Kategoria e Dytë), e ka konfirmuar këtë lajm në faqet zyrtare.
“Nesër, më datë 21 Maj 2020, (e Enjte), Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi solemnisht i nisin punimet e fazës së parë të ndërtimit të stadiumit modern në qytetin e Gjakovës.
Stadiumi është projektuar nga Komuna e Gjakovës dhe financohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport. Një projekt që e kemi pritur gjatë dhe që më në fund po bëhet realitet! Urime të gjithëve!”, – thuhet në njoftimin e klubit gjakovar.